×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Peja bëhet komuna e parë që përdori inteligjencën artificiale në seancën e asamblesë

    Insajderi
    03 October 2023 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Peja u bë e para nga komunat që transkriptoi me inteligjencën artificiale në seancën e rregullt të Kuvendit të Komunës së Pejës.

    “Komuna e Pejës bëri një hap të rëndësishëm drejt të ardhmes duke përdorur inteligjencën artificiale për të transkriptuar seancën e Kuvendit të Komunës së Pejës të datës 29.09.2023, ku u diskutua dhe u aprovua buxheti i komunës për vitin 2024, ky transkriptim u bë në vetëm 20 minuta”, shkruan në njoftimin e kësaj komune.

    “Përmes Shqip.ai, arritëm të transkriptojmë 230 minuta të diskutimeve te pikave të rendit të ditës e edhe miratimit të buxhetit për vitin 2024 në Kuvendin Komunal të Pejës në vetëm 20 minuta, duke mbuluar një saktësi prej mbi 95%”.

     

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark