×
  • Sport
  • Sport

    Peja fiton në Ligën Ballkanike, mposht Levskin

    Insajderi
    01 March 2023 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    KB Peja ka shënuar fitore në Ligën Ballkanike, pasi ka mposhtur skuadrën Levski 2014. Dueli i luajtur të mërkurën në Bullgari, ka përfunduar me rezultatin 86:74 në favor të ekipit nga Kosova. Për Pejën, kjo është fitorja e pestë në gjashtë ndeshje të luajtura këtë sezon në BIBL.

    Në anën tjetër, Levski ka regjistruar humbjen e shtatë në tetë ndeshje të zhvilluara deri më tani. Në fakt, për Levskin kjo është humbja e dytë rresht në shtëpi nga skuadrat kosovare, pasi javën e shkuar u mposht edhe nga Bashkimi.

    Skuadra e Pejës ka dominuar gjatë tërë ndeshjes, sidomos në dy çerekët e parë ku edhe arriti të krijoj një epërsi të mjaftueshme për ta fituar duelin. Peja u shkëput në çerekun e dytë, të cilin e fitoi me shifrat 23:12 për të shkuar në pushim me epërsi prej 17 pikëve (46:29).

    Dy periudhat e fundit, Peja i humbi por që nuk patën ndikim në rezultat. David Joseph me 25 pikë të shënuara ishte më efikasi te Peja, ndërsa me lojë të mirë u veçuan edhe Brad Waldow (18) e Jalen Tate (14). Në anën tjetër, vetëm dy lojtarë e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore te Levski, ndërsa më i dalluari ishte Alan Arnett me 19 pikë. Duelin tjetër në BIBL, Peja e luan menjëherë të enjten, po ashtu në Bullgari, ku përballet me skuadrën e Beroes që ka një bilanc prej tri fitoreve e katër humbjeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark