Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e katërta gjysmëfinale të “Play-off”-it.
Ditën e sotme (e shtunë) do të zhvillohet ndeshja e katërt në mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës me fillim nga ora 20:30.
Kampionët në fuqi luajnë për ta barazuar në 2:2 serinë e ndeshjeve gjysmëfinale, ndërkohë Peja me një fitore eventuale siguron finalen e madhe.
Pejanët fituan në dy ndeshjet e para 85:82 dhe 76:86, por kampionët nuk u dorëzuan dhe triumfuan si mysafirë 104:107.
Në rast se Ylli shënon fitore sonte, atëherë përcaktuese do të jetë ndeshja e radhës në palestrën “Karagaçi” në Pejë.
Ngjashëm seria është edhe ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës. Kryeqytetasit fituan ndeshjen e parë 82:70, kurse mitrovicasit fituan sfidën e dytë 77:68.
Në takimin e fundit prishtinasit triumfuan 87:71. Mitrovicasit synojnë të barazojnë rezultatin në 2:2, kurse prishtinasit të depërtojnë në finale.