×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pejani i dehur kërcënon familjarët, demoloi orenditë dhe tentoi t’i vë flakën ushqimit të bagëtive

    Insajderi
    01 October 2023 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë për dhunë në familje.

    Ai dyshohet se në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike dhe ka kanosur babain e tij dhe anëtarë të tjerë të familjes, duke demoluar disa sende, orendi e të ngjashme në shtëpi, dhe po ashtu ka tentuar t’ia vë flakën edhe ushqimit të bagëtive.

    I dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “DHUNË NË FAMILJE – Pejë  30.09.2023 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë psikike dhe ka kanosur viktimën mashkull kosovar, babain e tij dhe anëtarë të tjerë të familjes, duke demoluar disa sende, orendi e të ngjashme në shtëpi, dhe po ashtu ka tentuar t’ia vë flakën edhe ushqimit të bagëtive. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark