Insajderi
Lajme

Pejë, arrestohet pasi vodhi tri dele

Insajderi
19 May 2016 - 15:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aksionin  për vjedhjen e tri deleve burri i arrestuar e kishte kryer në bashkëpunim me dy persona të tjerë të cilët ndodhen në liri.

“Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin me 18.05.2016 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar se së bashku me dy të dyshuar ka hyrë në shtëpinë e viktimës mashkull K-Shqiptar dhe nga aty ka vjedhur tri dele”, njofton PK.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa delet i janë kthyer pronarit. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark