Insajderi
Lajme

Pejë: Burrë e grua rrahin njëri tjetrin, intervenon policia

Insajderi
12 May 2024 - 09:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pejë: Burrë e grua rrahin njëri tjetrin, intervenon policia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një çift bashkëshortor raportohet të kenë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit. Rasti ka ndodhur në Pejë.

Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh thotë se dhuna ka ndodhur në shtëpinë e tyre, shkruan Gazeta Insajderi.

Të dyshuarit më pas janë arrestuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt.

“Pejë 11.05.2024 – 22:00. Është raportuar se dy të dyshuarit, qift bashkëshortor, pas një mosmarrëveshje në shtëpinë e tyre kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit. Të dyshuarit janë arrestuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedure të rregullt”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark