×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pejë – Nëna me foshnjën e saj tetë muajshe mbahën të mbyllura në shtëpi, policia jep detajet

    Insajderi
    21 March 2022 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një grua e mbyllur në shtëpi se bashku me foshnjën e saj tetë muajshe.

    Rasti ka ndodhur dje në Pejë, ndërsa gruaja është dërguar për trajtim mjekësor.

    “Njësitet policore pas pranimit të informatës se një viktimë është duke u mbajtur e mbyllur në një dhomë shtëpie, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën femër kosovare me foshnjën e saj tetë muajsh. Viktima është dërguar për tretman mjekësor , dhe pas pranimit të tretmanit mjekësorë  është dërguar tek familja e saj”, njoftoj policia.

    Policia në vendin e ngjarjes ka konfiskuar fishekë si dhe mjet që dyshohet se është përdorur për bluarjen e narkotikeve.

    “Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar dy fishekë cal-9×19 mm, dhe një mjet i cili dyshohet se shërben për bluarjen e substancave narkotike. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark