×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pejë: Tre persona rrahin anketuesin për regjistrim të popullsisë, ky i fundit përfundon në spital

    Insajderi
    05 May 2024 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një anketues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) është ankuar tek Policia e Kosovës (PK) se është sulmuar fizikisht nga tre persona në Pejë.

    Kështu ka njoftuar PK-ja me anë të raportit ditor, me ç’rast tre të dyshuarit dhe janë dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Pejë / 04.05.2024 – 17:30. Ankuesi m/kosovar, anketues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës gjatë regjistrimit të popullsisë është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar kosovar”, thuhet në njoftim.

    Sipas policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark