Lojërat Olimpike “Pekin 2022” filluan të premten më 4 shkurt.
Deri në fund të garës më 20 shkurt, sportistët synojnë të fitojnë një nga 327 medaljet që janë në lojë.
Por, cilat janë bonuset më të mëdha të ofruara nga shtetet e ndryshme në Lojërat Olimpike 2022?
“Forbes” ka shpalosur detaje dhe dallimet janë mbresëlënëse.
Në këtë listë, ndodhet edhe Kosova, që shpërblen medalistët e artë me 108 mijë euro.
Hong Kongu dhe Turqia janë më “bujarët”
Në këtë listë, Hong Kongu është lider me më shumë se 560 mijë euro për një medalje.
Pastaj, vijnë Turqia dhe Malajzia me bonuse prej 335 mijë euro, respektivisht 209 mijë euro.
Mes 30 shteteve të listuara, Franca ndodhet në vendin e 15-të, ku një kampion olimpik francez do të merr 65 mijë euro.
Asnjë dhuratë për sportistët norvegjezë
Amerikanët janë në pjesën e poshtme të tabelës me 33 mijë euro në rast të medaljes së artë.
Por, disa shtete nuk i shpërblejnë fare sportistët në rast të medaljeve.
Rast konkret janë Britania e Madhe, Islanda dhe Norvegjia.
Kjo e fundit zuri vendin e parë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeonchang në vitin 2018, me 39 medalje, përfshirë 14 të arta.
15 shtetet që paguajnë më së shumti për medaljet e arte në Lojërat Olimpike 2022:
Hong Kong = 560 mijë euro
Turqia = 335 mijë euro
Malajzia = 209 mijë euro
Italia = 176 mijë euro
Qipro = 147 mijë euro
Letonia = 139 mijë euro
Hungaria = 137 mijë euro
Bullgaria = 125 mijë mijë euro
Lituania = 125 mijë euro
Kosova = 108 mijë euro
Estonia = 98 mijë euro
Republika e Çekisë = 96 mijë euro
Sllovenia = 74 mijë euro
Rumania = 68 mijë euro
Franca = 65 mijë euro.