Insajderi
Botë

Pekini vendos të dërgojë trupa ushtarake në Rusi

Insajderi
17 August 2022 - 13:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pekini vendos të dërgojë trupa ushtarake në Rusi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kina e Xi Jiping ka vendosur të dërgojë ushtarë në Rusi. Sipas lajmit më të fundit që po qarkullon në mediat ndërkombëtare, trupat kineze do të udhëtojnë në Rusi për të marrë pjesë në stërvitje të përbashkëta ushtarake.

Në stërvitjen e organizuar nga Moska do të marri pjesë edhe ushtarë nga vende të tjera, si India, Bjellorusia dhe Taxhikistani.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes e Kinës, e cila ka kërkuar që të mos keqkuptohet motivi në kuadër të asaj ç’ka po ndodh aktualisht në Ukrainë.

“Stërvitjet nuk duhet të lidhen drejtpërdrejt me kontekstin aktual ndërkombëtar, por pjesë e një marrëveshjeje bashkëpunimi dypalësh midis Moskës dhe Pekinit, sepse ushtrime të ngjashme ishin zhvilluar edhe në të kaluarën. Qëllimi është të thellojë marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve dhe të përmirësojë reagimin ndaj kërcënimeve të ndryshme të sigurisë publike që mund të lindin”, thuhet në deklaratën e Pekinit zyrtar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark