Pele, një nga lojtarët që ka bërë historinë e futbollit, pretendon se imazhi i tij është përdorur në mënyrë të papërshtatshme. Financial Times thotë se reklama nuk identifikon drejt për drejte Pele, por tregon fotografinë e një personi të moshuar “që i ngjan shumë”.
“Reklama e Samsung ngatërron konsumatorët dhe dëmton vlerat e të drejtat e Pele, që tashmë ka marrëveshje me shoqëri të tjera, si Volksëagen, Procter & Gamble dhe Emirates”, thuhet në akuzë, njofton BBC.