Insajderi
Insporti

“Penallti e lehtë për t’u dhënë”, ylli i Austrisë mendon se iu bë padrejtësi pavarësisht fitores

Insajderi
27 September 2026 - 23:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Penallti e lehtë për t’u dhënë”, ylli i Austrisë mendon se iu bë padrejtësi pavarësisht fitores
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

David Affegruber që shënoi gol në fitoren e Austrisë ndaj Kosovës është ankuar për penalltinë e favorizuar për “Dardanët”.

Austria triumfoi me rezultat 3-1 ndaj Kosovës, sfidë në të cilën faktikisht ishin më të mirë.

Pas ndeshjes për ORF, Affengruber u ankua për penalltinë që iu favorizua Kosovës.

“Zhvilluam një paraqitje shumë të mirë. Aktualisht donim ta mbanim portën e paprekur, por pastaj morëm një penallti, ishte një penallti e lehtë, por dhuruam një paraqitje fantastike dhe jemi të lumtur me pikët e plota”.

“Romano gjithmonë më dha harkime në stërvitje dhe kjo ndodhi në lojë. Kemi një skuadër ku shpirti i ekipit është fantastik. Unë gjithnjë jap më të mirën, morëm tre pikë dhe tani fokusohemi në lojën e radhës”.

Austria tani ka gjashtë pikë, Kosova dhe Irlanda nga tri sosh. Ndërkohë, në përballjen e ardhshme austriakët i shkojnë irlandezëve, derisa “Dardanët” udhëtojnë për në Hungari që të luajnë me izraelitët.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark