Insajderi
Show

“Pendohem për afrimin me Jozin në Big Brother” – Loredana tregon përfundimisht se a është single

Insajderi
17 July 2025 - 22:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Pendohem për afrimin me Jozin në Big Brother” – Loredana tregon përfundimisht se a është single
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Vazhdoj të jem një shpirt”, iu përgjigj modelja dhe moderatja Loredana Brati pyetjes së Lei Krajës, nëse është në një romancë.

Në intervistën ekskluzive për “Pushime on Top”, Loredana foli edhe për eksperiencën në “Big Brother VIP” dhe vendimet e gabuara në lidhje me Jozin.

Lei Kraja: A ka ndonjë gjë që e ke bërë në Big Brother dhe tani thua pse e bëra?

Loredana Brati: 100 herë

Lei Kraja: Më thuaj një rast

Loredana Brati: Ndoshta kur u afrova me Jozin, që në fillim. Nuk do e ktheja kohën pas sepse gjithçka ndodh për një arsye, por kishte momente që ngecja në situata që nuk ishin situata të miat. Dhe ty thosha Lori çfarë po bën, nuk është gjë jotja!

Teksa foli edhe për ditëlindjen që organizoi dy muaj më parë, pjesë e së cilës ishin shumë miq e kolegë të ftuar, modelja shprehu zhgënjimin për disa prej tyre.

“Në ditëlindjen time, pata shumë të ftuar. I ftova se doja t’u ktheja mbështetjen që më kanë dhënë. Shumë njerëz e panë si mënyrë për të shtuar views dhe para. U ndjeva pak e tradhtuar nga disa njerëz. U zhgënjeva”, tha modelja.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark