×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pengmarrje në Stamboll, një person i armatosur kërcënon me jetë punonjësit në një kompani amerikane

    Insajderi
    01 February 2024 - 18:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person i armatosur ka marrë peng të paktën 7 punonjës në kompaninë amerikane Procter & Gamble në Stamboll.

    Sipas mediave turke, pengmarrja ka ndodhur si reagim ndaj operacionit ushtarak të Izraelit në Rripin e Gazës dhe mbështetjes nga administrata amerikane.

    Ajo dyshohet të ketë nisur rreth orës 15:00 me atë lokale, kur personi i armatosur dhe ende i paidentifikuar ka hyrë me armë në dorë në godinën kryesore të kompanisë.

    Pamjet e publikuara nga mediat turke tregojnë makinat e policisë të cilat kanë bllokuar hyrjen e kompanisë ku po mbahen peng punonjësit.

    Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe Guvernatori i rajonit Seddar Yavuz, ndërsa forcat e policisë po negociojnë me pengmarrësin për t’u dorëzuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark