×
  • Lajme
  • Lajme

    Pensionistët serbë dalin nesër në protestë, shkak dinari

    Insajderi
    11 February 2024 - 22:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të hënën është paralajmëruar mbajtja e një proteste në Mitrovicën e Veriut nga pensionistët e komunitetit serb lidhur me çështjen e dinarit, shkruan Insajderi.

    Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e veriut Veton Elshani.

    Ai tha se kanë pranuar një njoftim për mbajtjen e kësaj proteste në orën 12:00.

    Thirrja për protestë është bërë edhe përmes rrjetit social në Facebook.

    Protesta sipas tyre, vjen për të kundërshtuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit si mjet pagese.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark