Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Italisë, Giorgio Chiellini ka bërë të ditur se është pensionuar nga futbolli në moshën 39-vjeçare.
Ai përmes një videoje të shpërndarë në Instagram ka ndarë disa nga momentet më të mira të karrierës së tij.
Chiellini kaloi dy sezonet e fundit në ekipin amerikan të futbollit, Los Angeles FC.
“Ke qenë rrugëtimi më i bukur dhe më intensiv i jetës sime”, ka shkruar italiani, drejtuar futbollit.
“Ti ke qenë gjithçka e imja. Me ty kam përshkuar rrugë unike dhe të paharrueshme. Por, tani është koha të filloj kapituj të rinj, të përballem me sfida të reja dhe të shkruaj faqe të tjera të rëndësishme dhe emocionuese të jetës”, ka thënë ndër të tjera Chiellini.