Insajderi
Sport

Pensionohet Rafael Nadal

Insajderi
10 October 2024 - 12:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pensionohet Rafael Nadal
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rafael Nadal, 22 herë kampioni i Grand Slameve, do të tërhiqet nga tenisi në fund të këtij sezoni.

38-vjeçari do të bëjë paraqitjen e fundit për Spanjën në finalet e Kupës Davis në nëntor në Malaga.

“Jam këtu për t’ju njoftuar se po tërhiqem nga tenisi profesionist. Realiteti është se kanë qenë vite të vështira, veçanërisht dy të fundit. Unë nuk mendoj se kam qenë në gjendje të luaj pa kufizime”, ka thënë Nadal në një video-mesazh të enjten.

Tenisi spanjoll vlerësohet prej më të mirëve ndonjëherë në sportin e tenisit.

Njihet edhe si “mbreti i rërës”. E ka fituar 14 herë Roland Garrosin, turneun Grand-Slam që luhet në fushë me rërë. Ka fituar dy Australian Open, dy Wimbledon dhe katër US Open.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark