Më 17 Qershor 2019 Palma Mobilje mori një mirënjohje të veçantë nga ushtria Amerikane.
“ Ky flamur u valvit mbi Pentagon për nder të Palma Mobilje-Gjilan. Për nder të përkushtimit, angazhimit dhe mbështetjes tuaj të jashtëzakonshme ndaj Ushtrisë Amerikane.”
Ndërsa Palma Mobilje u ndjenë të privilegjiuar nga kjo mirënjohje u shprehen duke shprehur falenderime të thella ndaj SHBA-së.
“ Është privilegj të shprehim falemnderimin tonë më të thellë dhe të përulur për një nder të tillë të dhënë nga Pentagoni-Departamenti i Mbrojtjes, në njohjen e përpjekjeve dhe angazhimit tonë. Mbështetja jonë e pamohueshme për Shtetet e Bashkuara është me rëndësi të jashtëzakonshme për përpjekjet e tyre shembullore për të ndihmuar në mënyrë të vazhdueshme në zhvillimin dhe suksesin e përgjithshëm të vendit tonë.
Zoti e bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosovën.”
https://www.facebook.com/furniturepalma/photos/a.377468455675290/2296340770454706/?type=3&theater