×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pentagoni: ISIS ka humbur afro gjysmën e territorit në Irak

    Insajderi
    17 May 2016 - 08:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupi militant, Shteti Islamik (IS) ka humbur 45% të territorit, që dikur e kishte nën kontroll në Irak, ndërsa në Siri ka humbur afro 20% të territorit, ka thënë mbrëmë vonë zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook.

    Forcat e Shteteve të Bashkuara dhe Irakut vazhdimisht kanë theksuar se si grupi ekstremist, Shteti Islamik, është tërhequr gjatë javëve të fundit, megjithqë pjesëtarët e tij kanë ndërmarrë sulme vdekjeprurëse kundër caqeve civile në Bagdad dhe në vendbanimet e tjera.

    Ushtria e Shteteve të Bashkuara thotë se Shteti Islamik, po ashtu, ka humbur sasi të rëndësishme të parave të gatshme dhe të rezervave të naftës, të cilat vazhdimisht ishin në shënjestër të sulmeve ajrore amerikane.

    Prej fillimit të këtij viti, Shteti Islamik e ka humbur kontrollin në qytetet Ramadi dhe Heet, ndërsa e ka mbajtur komntrollin në Falluxha dhe Mosul, që është qyteti i dytë më i madh në Irak.

    Gjatë vitit 2014, grupi ekstremist, Shteti Islamik, krijoi përfitime fillestare të shpejta duke okupuar territore të mëdha në Irak dhe Siri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark