Insajderi
Botë

Sulme ushtarake nga toka, deti dhe ajri- Pentagoni: Putin vazhdon të shtojë në “menynë e tij të opsioneve”

Insajderi
14 February 2022 - 22:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulme ushtarake nga toka, deti dhe ajri- Pentagoni: Putin vazhdon të shtojë në “menynë e tij të opsioneve”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti rus Vladimir Putin “vazhdon t’i shtojë” “menysë së opsioneve” të tij, llojin e aftësive që ai ka për të sulmuar si nga toka, deti dhe ajri, tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby gjatë një konference të hënën.

Në tokë, Putini ka “kombinuar aftësitë e armëve, pra është këmbësoria, është armatura”, por ai ka shtuar gjithashtu “mbrojtjen ajrore dhe raketore si sulmues”, tha Kirby.

Putin gjithashtu ka rritur praninë e tij detare. Ai ka shtuar “të paktën gjysmë duzine” anije në Detin e Zi që janë LST – ose anije zbarkuese – të cilat kanë “një qëllim, dhe ky është të nxjerrin trupat në breg”, tha Kirby.

“Ai ka fuqi të konsiderueshme detare brenda Detit të Zi. Putin ka shtuar gjithashtu “aftësinë e qëndrueshme” në mënyrë që trupat ruse të mund të qëndrojnë “në terren për periudha më të gjata kohore”, tha Kirby.

“Ne kemi parë në javët e fundit, shtimin e logjistikës dhe aftësisë së mbështetjes, në mënyrë që të jetë mjaft e qartë se nëse dëshiron, ai do të sigurojë se mund t’i mbajë këto trupa në terren për periudha më të gjata kohore,” shtoi Kirby.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark