Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet që kanë mbyllur xhiron e 13-të në Superligën e Femrave.
Penza ka mposhtur me rezultat të thellë United Basketball 76:32 (18:8, 24:7, 15:10, 19:7). Më e mira tek Penza ishte Saranda Daci, e cila kontribuoi me dhjetë pikë, 14 kërcime dhe dy asistime. Vajzat nga Peja tani numërojnë tetë fitore dhe pesë humbje, ndërsa me këtë humbje United Baketball regjistron humbjen e nëntë, ndërsa ka arritur katër fitore këtë stinor.
Në anën tjetër Trepça ia ka shkaktuar Vallëzimit humbjen e 13-të me radhë. Trepça triumfoi me rezultat 84:58 (14:11, 15:15, 34:16,21:16). Më meritorja tek Trepça për këtë fitore ishte Marshanique Hall me 21 pikë, dhjetë kërcime dhe pesë asistime. Vajzat e Mitrovicës tani numërojnë katër fitore dhe nëntë humbje