Insajderi
Insporti

Guardiola reagon pasi pësoi për herë të parë katër humbje radhazi

Insajderi
10 November 2024 - 08:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Guardiola reagon pasi pësoi për herë të parë katër humbje radhazi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Manchester City ka pësuar një humbje të hidhur në udhëtim te Brightoni, me skuadrën bardhekaltër që ka përmbysur për pak minuta në fund kampionët e Anglisë.

Humbja 2-1 e Man City ndaj Brighton mund të jetë një nga pikët më të ulëta në karrierën e Pep Guardiolës: për herë të parë si trajner, trajneri katalanas humb katër ndeshje radhazi.

Prej se është në postin e trajnerit, Pep Guardiola nuk kishte pësuar kurrë katër humbje radhazi.

Kur u pyet për këtë në një konferencë për shtyp pas ndeshjes, Guardiola e mori me sportivitet një gjë të tillë. “Për gjithçka gjithmonë është hera e parë në jetë”, deklaroi Pep.

“Kjo është sfida ime, më pëlqen një sfidë. Nuk do të tërhiqem, më shumë se kurrë dua ta bëj”, u shpreh trajneri katalunas.

Guardiola mund të largohet nga Man City në fund të sezonit kur kontrata e tij aktuale është planifikuar të skadojë.

City ka humbur katër ndeshje radhazi, nga Spurs në EFL Cup 2-1, nga Sporting Lisbona 4-1 në Ligën e Kampionëve dhe nga Bournemouth dhe Brighton në Ligën Premier me rezultat të ngjashëm 2-1. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark