×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Për 4 muaj, pushteti i AAK’së në Gjakovë shpenzoi afro 5 mijë euro për dreka zyrtare

    Insajderi
    18 May 2023 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nga janari i këtij viti e deri në fund të muajit prill, Komuna e Gjakovës ka shpenzuar afër 5 mijë euro për dreka zyrtare. Saktësisht, kabineti i kryetarit Ardian Gjini shpenzoi 4 mijë e 890 euro nga buxheti i komunës për katër muaj.

    Kjo shuma është bërë e ditur pas kërkesës së Gazetës Insajderi për qasje në dokumente publike.

    Nga Komuna e Gjakovës nuk kanë dhënë detaje më shumë për Insajderin se për sa dreka u shpenzuan këto para e as çka ishte porositur me to.

    Derisa, për furnizim me karburante për veturat zyrtare të kabinetit të kryetarit Gjini u shpenzuan 2 mijë e 498 euro.

    Gazeta Insajderi ka kërkuar qasje edhe në dokumentet për mëditje. Por, nga zyrtarët e kësaj komune nuk është bërë e ditur nëse kryetari Gjini dhe nënkryetari Fetahaj kanë marrë mëditje gjatë këtyre muajve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark