×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Për botën është ëndërr ndërsa në Korenë e Jugut 260 mijë qytetarë po përdorin 5G

    Insajderi
    03 May 2019 - 08:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrjeti i parë 5G në Korenë e Jugut u lançua më 3 Prill për tu bërë vendi i parë që ofron teknologjinë e gjeneratës tjetër.

    Koreja e Jugut ka plot 260,000 përdorues të shërbimeve 5G vetëm një muaj nga debutimi rrjetit të ri celular.

    Rrjeti i parë 5G në Korenë e Jugut u lançua më 3 Prill për tu bërë vendi i parë që ofron teknologjinë e gjeneratës tjetër.

    Lajmi gjithashtu jep pak e shumë një statistikë të përafërt rreth numrit të telefonëve Galaxy S10 5G duke qenë se është i vetmi smartfon në Kore me këtë teknologji.

    KT, operatori celular i dytë më i madh në vend, tha se kishte pasur 100,000 përdorues të shërbimeve 5G duke e vendosur kështu në vend të parë. SK Telecom dhe LG Uplus, operatorët e parë dhe të tretë respektivisht, nuk dhanë shifra.

    KT ka qenë kompania më agresive në ofertën 5G duke dhënë pako me internet pa kufi. Por operatorët Kore kanë filluar të kërkojnë hapësira të tjera përfitimi me 5G. SK Telecom thotë se ka nënshkruar kontrata 5G për qytetet inteligjente, makinat autonome dhe spitalet e ndërlidhura ndërsa LG Uplus me sukses ka testuar makinat me sistem vetëdrejtimi në rrjetin 5G.

    Në Kore janë instaluar plot 54,202 antena 5G shumica e të cilave janë instaluar nga Samsung. Dominimi i Samsung me Galaxy S10 5G dhe pajisjet e rrjetit në shtëpi do ti shërbejë mësë miri ambicieve globale të Koresë si gjigand teknologj botëror.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark