×
  • Lajme
  • Insajderi

    Për çka do të mbahet mend ministri Latifi?

    Insajderi
    06 October 2022 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tashmë ish-ministri, Rifat Latifi ditën e sotme dha dorëheqje nga drejtimi i institucionit më të lartë në shëndetësinë kosovare.

    Latifi, i cili erdhi në krye të ministrisë së Shëndetësisë pas dorëheqjes së Arben Vitisë, u kritikua zëshëm e në vazhdimësi për moskryerjen e detyrave, më saktë neglizhimin e punës në këtë ministri. Mjeku shqiptaro- amerikan, meqë nuk u shqua për ndonjë ndryshim të madh në Ministrinë e Shëndetësisë do të mbahet mend për disa gjëra të tjera.

    Për çka do të mbahet mend ministri Latifi?

    Padyshim që ish-ministri i Shëndetësisë do të mbahet mend për papjonet. Por, pse ai bartte papjon dhe jo kravatë?

    Latifi kishe shpjeguar arsyen pse mban papjon dhe jo kravatë. Ai kishte thënë se si kirurg e ka më të lehtë kur ulet për ta kontrolluar pacientin, meqë po të mbante kravatë ajo do të prekte në dyshemeve dhe do të bëhej me pluhur.

    Çizme të stilit “kauboj”?

    Ministri Latifi kishte një përgjigje edhe pse mbante veshur çizmet e tij karakteristike të stilit “kauboj”. Ai kishte thënë se janë shumë të rehatshme dhe mund t’i mbash disa orë në këmbë pa pasur ndonjë shqetësim. Madje, kishte potencuar se me to ndjenë rehati edhe në sallën e operacionit.

    Tutje, Latifi do të njihet edhe për thirrjen që ua bëri deputetëve. Pasi kishte shkuar në psikiatri, Rifat Latifi, kishte thënë se infrastruktura ishte e rëndë. Për këtë, ai kishte ftuar edhe deputetët që të shkojnë në vend të ngjarjes dhe të shohin kushtet.

    Unë kam qenë në psikiatri, shkoni edhe ju“- ishte thirrja e Latifit.

    Por, nuk mbaron me kaq. Ish-ministri i shëndetësisë do të mbahet mend edhe për harxhimet në udhëtime.

    Sa i kushtuan buxhetit të shtetit udhëtimet e ministrit Rifat Latifi?

    Në gusht të këtij viti, Gazeta Insajderi, siguroi listën e shpenzimeve të ministrit Latifi nga Ministria e Shëndetësisë pas kërkesës për qasje në dokumentet publike.

    Gjatë periudhës Janar – Korrik 2022, Ministri Latifi kishte realizuar vizita në SHBA, Turqi (mars), Norvegji (prill) dhe në Austri (korrik), ku vlera e shpenzuar për shërbimet e transportit ajror ka qenë: 1 mijë e 917 euro”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark