Me suksesin e jashtëzakonshëm të kapur brenda një periudhe të shkurtër kohore, Era Istrefi është shndërruar në magnet për mediat e ndryshme evropiane që në numër tejet të madh po shprehin interesim për ta pasur në emisionet e tyre.
E radhës ka qenë një radio në Amsterdam të Holandës që mes tjerash, ka pyetur Erën në intervistë edhe për faktin se si është të jetohet në Kosovë,njofton Prive.al, transmeton Insajderi .
Përballë stereotipave dhe portretizimit në konotacion negativ të Republikës sonë, këngëtarja e hitit ‘Bonbon’ është munduar ta prezantoj vendin në mënyrën më të mirë të mundshme.
‘Është shtet i vogël dhe i dashur ku ke çfarëdo që të nevojitet. Është vend i gjelbër, me ajër të pastër dhe gjelbërim kudo. Faktikisht, është shumë e shëndetshme të jetosh në Kosovë’ – ka deklaruar mes tjerash Era.
Kujtojmë se këngëtarja që prej shpërthimit ndërkombëtar vazhdimisht ka promovuar Kosovën teksa menaxheri i saj, Faton Shoshi, në NIN të Klan Kosova kishte treguar se Era ka refuzuar oferta për zhvendosje të bazës në Londër e Berlin. /Insajderi.com