×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Për dhjetë ditë PSD merr dy gjoba nga shteti

    Insajderi
    14 April 2023 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partisë Socialdemokrate i është shqiptuar gjobë nga Policia e Kosovës për moslajmërim të protestës kundër formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, më 25 mars të këtij viti.

    Këtë e ka bërë të ditur Teutë Rrusta nga radhët e PSD-së me anë të një postimi në Facebook.

    E njëjta ka thënë se mbajtja e protestës ishte paralajmëruar.

    ‘Edhe një gjobë e re ndaj PSD-së, sot. Tash për protestën e fundit. Në raport të policisë ndëshkohemi për mos njoftim të protestës. Ani pse kemi njoftu, publiku, bërë thirrje e çka jo. Metoda po dihet, logjika u kuptua”.

    “Nëse dojnë prej neve me ua ofru skenaret e protesave dhe aksioneve, le ta dinë që kjo nuk ka me ndodhë. E drejta për protestë, përdorimi i hapësirave publike nuk munden me u cenu prej asnjë pushteti. Ato janë tonat. Shantazhi me financa ka filluar pasi nuk iu shkoi ajo me polici. Dobët, dobët”, ka shkruar ajo”.

    Ndryshe, para dy ditësh partia e Dardan Molliqajt e ka kryer një aksion para Agjencisë së Informimit dhe Privatësisë.

    Kjo ka ndodh pasi AIP e ka dënuar PSD-në me 20 mijë euro për shkak të shkelje së të dhënave personale.

    Molliqaj këtë e ka konsideruar vendim sekeltiv, dhe ka paralajmëruar se vendimin e AIP do ta çojnë në gjykatë.

    “Me automatizim kemi të bëjmë më veprim politik”, ka thënë tutje Molliqaj.  

    Gazeta Insajderi i ka shkruar Partisë Socialdemokrate për ta pyetur nëse e ka paguar dënimin ose jo, por e njëjta nuk ka kthyer përgjigje.

    Por, tashmë kjo gjë u bë e ditur nga Molliqaj, i cili tha se vendimin do ta apelojnë në gjykatë, pasi sipas tij nuk kanë bërë asnjë shkelje kur e kanë çuar para hyrjes së qeverisë peticionin me të dhënat e qytetarëve.

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark