×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gjoba prej 20 mijë eurove për PSD-ën a erdhi si pasojë e ‘lidhjes’ së Krenare Sogojevës me Vetëvendosjen?

    Insajderi
    13 April 2023 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Partia Socialdemokrate është gjobitur me 20 mijë euro gjobë nga Agjencia për Informim dhe Privatësi për publikimin e të dhënave të peticionit kundër “Zajednicës”. Kjo gjobë sipas tyre erdhi si shkak i përdorimit të pushtetit nga Qeveria Kurti. Përmendin komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP) e bashkëshortin e saj, shkruan Insajderi.

    Anëtari i PSD-së, Bardh Ahmeti ka hedhur dyshimet se dënimi erdhi si shenjë hakmarrje duke e përdorur pushtetin.

    Ai ka përmendur faktin se bashkëshorti i komisioneres Krenare Sogojeva-Dermaku është Artan Dermaku, i cili në Qeverinë Kurti 1 ishte emëruar anëtar i bordit “Infrakos”.

    Ahmeti ka theksuar se peticioni kundër Zajednicës është i njëjti me vitin 2015, e cili ishte përdorur edhe nga vet partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje por që asnjëherë askush nuk ishte dënuar.

    Dënimi sipas tij erdhi sapo Kurti erdhi në pushtet dhe përdori njerëzit e tij për interesa personale.

    Reagimi i plotë i tij:

    Ndërkohë, kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj është shprehur se presion për gjobë erdhi direkt nga ministri i Financave, Hekuran Murati.

    “Nga informatat e brendshme, del që presioni direkt ka ardhur nga Hekuran Murati. Duhet të kujtojmë që në krye të këtij institucioni qëndrojnë njerëz që janë të lidhur ngushtë me pushtetin përmes lidhjeve edhe familjare”, deklaroi Molliqaj të mërkurën para gazetarëve.

    Ky dënim është i jashtëligjshëm, selektiv dhe politik, tha ai.

    Në aktivitetin tonë, nuk ka ndodhur kurrëfar publikimi e as keqpërdorimi i të dhënave. Peticionet janë shpërndarë në oborr qeveritar, në prani të policisë pa publikuar asnjë informacion të përveçëm. Prandaj ky dënim është i jashtëligjshëm”.

    Kreu i PSD-së tha se vendimin do ta apelojnë në gjykatë, pasi sipas tij nuk kanë bërë asnjë shkelje kur e kanë çuar para hyrjes së qeverisë peticionin me të dhënat e qytetarëve./Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark