×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Për ditëlindjen e parë të Trev, Einxhel zgjodhi fjalët më të ëmbla

    Insajderi
    13 December 2023 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Einxhel Shkira ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen e parë të djalit të saj, Trev. Urimi i saj për vogëlushin erdhi më vonë me fjalët më të ëmbla.

    Einxhel: Mua s’më mungojnë kurrë fjalët, ama ti më ke lënë pa fjalë që në momentin e parë që të pashë…Sa për pak mendova që po me ndalte dhe zemra nga lumturia që më dha ardhja jote…U vonova ta bëj këtë postim se doja të të shijoja sot gjithë ditën, dua të të shijoj akoma dhe pak vetëm për vete, dua akoma që momentet tona të jenë vetëm tonat…Se kisha menduar kurrë që do e kisha kaq të vështirë të ndaja momentet tona me të tjerët…Urimet e një nëne janë me zemër, me sy, me shpirt…me shpirtin që rilindi me ditën që linde ti, 12/12/2022 dita që do jetë përjetë e jona.

    Einxhel ka kohë që është shkëputur nga ekrani për t’iu përkushtuar plotësisht të birit. Ende nuk ka bërë të ditur nëse do të rikthehet apo do të bëjë edhe pak pushim. Por përtej kësaj ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ndan momente nga dita e saj me të birin dhe Dj Dagz.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark