×
  • Lajme
  • Lajme

    Për dy muaj do të bëheshin prindër të një vajze – familjarët rrëfejnë për aksidentin fatal në Vranidoll

    Insajderi
    06 June 2019 - 21:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Merita e Bujar Humolli nga fshati Lupç i Podujevës përjetuan dhimbjen më të madhe që dy prindër mund të përjetojnë.

    aksidentin e 31 majit në fshatin Vranidoll, përderisa ishte duke vozitur Merita, shtatzëne në muajin e shtatë goditet rëndë nga një veturë.

    Vetura nga kahu i kundërt kaloi vijën e plotë duke i shkaktuar dhimbje të madhe kësaj familje.

    Për Gazetën Online Insajderi ajo ka treguar momentet e dhimbjes së madhe ku kishte humbur foshnjën që po mbante në barkun e saj për shtatë muaj.

    “Lëndimi më i madh për mu dihet është se e kam humb vajzën…”, ka thënë Merita për Insajderin.

    Fixhirie Humolli, vjehrra e Meritës tregon për lëndimet që kishte pasur foshnja teksa e kishte pastruar, teksa bashkëshorti, Bujari shprehet i mllefosur me familjarët e shkaktarit të aksidentit ndërsa paralajmëron padi e që do t’i shkojë deri në fund këtij rasti.

    Ndiqni rrëfimin e plotë të familjarëve:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark