Lëvizja FOL në një konferencë për medie ka publikuar të dhënat e nxjerra nga monitorimi i realizimit të aktiviteteve të parapara për gjashtë mujorin e parë të vitit.
Albana Hasani, hulumtuese e lartë në Lëvizjen FOL, i numëroi aktivitetet e parapara dhe ato të realizuara nga ministritë e Qeverisë së Kosovës.
Ajo tha se nga 175 aktivitete të parapara Qeveria e Kosovës ka arritur të realizojë vetëm 60 dhe se është hartuar si plan në mënyrë vështirë të interpretueshme.
“MASHT nga 10 aktivitetet e parapara ka arritur të realizojë vetëm 6. ZKM ka paraparë realizimin e 47 aktiviteteve, por ka arritur vetëm 12 prej tyre. Ministria e Shëndetësisë 14 aktivitete, ka realizuar vetëm 8 prej tyre. Ministria e Drejtësisë 14, ka realizuar vetëm 6 prej tyre. Ministria e Financave ka paraparë 8, ka përfunduar 6. Ministria e Ekonomisë 5, i ka përfunduar 3”.
“Nga 175 aktivitete të parapara në 6 mujorin e parë Qeveria e Kosovës ka realizuar vetëm 60 aktivitete të planifikuara për gjashtëmujorin e parë të vitit 2023. Lëvizja FOL ka nxjerrë këto konkluzione, metodologjia e përdorur për punën e Qeverisë e kanë të vështirë ta kuptojnë edhe ata që kanë punuar aty. Afatet kohore janë vendosur në atë mënyrë që është vështirë të interpretohen”, tha ajo.