×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Për herë të fundit, Selena Gomez flet për ndarjen nga Justin Bieber dhe dhimbjen që ka përjetuar

    Insajderi
    25 August 2023 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lidhja me Justin Bieber duket se nuk do t’i lihet asnjëherë mënjanë emrit të saj.

    Teksa Selena Gomez foli për shumë detaje rreth jetës së saj në  Twilio SIGNAL 2023, patjetër që u ndal edhe tek ndarja me Justin, dhimbje nga e cila doli hiti ”Lose you to love me”.

    Kur mu thye zemra, menjëherë shkrova muzikën time më të mirë dhe doja të isha aty për çdo grua apo burrë apo këdo që ka përjetuar të njëjtën gjë. Ndjeva se nuk mora një mbyllje të respektueshme për marrëdhënien dhe e kisha pranuar këtë, por e di se më duhej një mënyrë për të thënë disa gjëra që do të doja t’i kisha thënë. Nuk është një këngë urrejtjeje, është një këngë që thotë – Kisha diçka të bukur dhe nuk do ta mohoj kurrë që nuk ishte ashtu. Ishte shumë e vështirë dhe jam e lumtur që mbaroi. Ndjeva se kjo ishte një mënyrë e shkëlqyer për të thënë thjesht që përfundoi dhe unë e kuptoj, dhe e respektoj, dhe tani po hyj në një kapitull krejtësisht tjetër”, u shpreh artistja.

    Ajo theksoi se nuk dëshiron të kalojë pjesën tjetër të jetës duke folur për këtë, por është vërtet krenare që ndihet më e fortë se kurrë.

    Lidhja e saj me Justin mbetet akoma nga lidhjet më të diskutuara të të gjitha kohërave. Ata ishin bashkë që nga viti 2010 deri në 2018.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark