Insajderi
Biznes

Për herë të parë Apple do të transmetojë prezantimin e iPhone në YouTube

Insajderi
08 September 2019 - 14:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vitin e kaluar Apple e transmetoi aktivitetin e prezantimit të iPhone në Twitter. Përdoruesit e Windows 10-ës mund ta ndiqnin që prej 2015-ës dhe kjo falë shfletuesit Microsoft Edge.

Për herë të parë Apple do të transmetojë prezantimin e iPhone në YouTube
Apple po planifikon të transmetojë aktivitetin e saj të iPhone 11 në platformën e videove të YouTube.

Është hera e parë që Apple transmeton një aktivitet të tillë në YouTube dhe do të zgjerojë në masë numrin e njerëzve që do ta ndjekin aktivitetin.

Vitin e kaluar Apple e transmetoi aktivitetin e prezantimit të iPhone në Twitter. Përdoruesit e Windows 10-ës mund ta ndiqnin që prej 2015-ës dhe kjo falë shfletuesit Microsoft Edge.

Kujtojmë se aktivitetet e Apple kufizoheshin në transmetime vetëm në Safari dhe Edge në desktop por vitin e kaluar Apple e hapi edhe për Chrome dhe Firefox që prej Konferencës WWDC të Qershorit.

Presim që Apple të prezantojë tre modele të reja të iPhone ditën e Marte dhe ne do të mbulojnë ngjarjen me një blog live ku mund të mësoni të rejat më të fundit zbuluar nga Apple. Aktiviteti fillon në 18:00 me orën tonë lokale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark