Insajderi
Botë

Për herë të parë autoritetet franceze marrin vendim për dënimin e një gruaje me burgim të përjetshëm

Insajderi
25 October 2025 - 09:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Për herë të parë autoritetet franceze marrin vendim për dënimin e një gruaje me burgim të përjetshëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tashmë është marrë vendimi për autoren e përdhunimit dhe vrasjes së një 12-vjeçareje në Paris, duke u dënuar me burgim të përjetshëm.

Ky është rasti i parë në Francë ku një grua merr këtë dënim. Lola Davied u vra në tetor të vitit 2022, dhe trupi i saj u gjet në një bagazh pranë shtëpisë së saj.

Benkired, një emigrante nga Algjeria, kishte marrë urdhër për t’u larguar nga Franca.

Rasti ka nxitur reagime të forta nga politikanët e krahut të djathtë dhe ekstremit të djathtë, të cilët e kanë përdorur çështjen për qëllime politike.

Ndërkohë më parë, këtë dënim e kanë marrë vetëm figura të njohura, si vrasësi serial Michel Fourniret dhe xhihadisti Salah Abdeslam, pjesëmarrës në sulmet terroriste të Parisit në vitin 2015, që i morën jetën 130 personave.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark