×
  • Lajme
  • Lajme

    Për herë të parë do të ndahen bursa për studentët e nivelit master dhe ata të doktoratës në UP

    Insajderi
    14 April 2023 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Universiteti i Prishtinës, nga ky vit akademik do të ndajë bursa për studentët e nivelit master dhe të doktoratës.

    Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Universitetit të Prishtinës.

    Vendimi u mor nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur më 13 prill 2023, i njëjti është propozuar edhe si pikë e veprimit në planin e punës së rektorit, prof.dr. Qerim Qerimi.

    Bursat do të ndahen për rezultatet e arritura përgjatë një viti akademik.

    Ky veprim është bërë për t’i lehtësuar studentët dhe duke synuar stimulimin e kërkimit shkencor, ndërtimin e kapaciteteve kërkimore për të ardhmen, si dhe motivimin e tyre.

    Për kriteret e konkursit dhe mënyrën e aplikimit, klikoni konkurset më poshtë:

    https://uni-pr.edu/desk/inc/media/479C07FC-A137-441D-BACE-D0038311C0C2.pdf
    https://uni-pr.edu/desk/inc/media/23C8636F-37B2-4029-B6F3-F51FCBA6F8F9.pdf

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark