×
  • Lajme
  • Lajme

    “Për interesa politike”, “Motra e Fitore Pacollit”, Rama reagon pas ndërprerjes së punimeve

    Insajderi
    20 October 2023 - 17:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka reaguar pasi Gjykata Komerciale ia ndërpreu punimet në Rrugën A. Rama këtë vendim e quajti politik dhe në dëm të interesit publik.

    Ai ka akuzuar VV-në për ndërhyrje sepse sipas tij vendimi për pezullim të punimeve është marrë nga motra e deputetes së VV-së, Fitore Pacolli.

    Vendimi i sotëm, i bazuar plotësisht në interesa politike dhe të grupeve të interesit, të cilat me çdo kusht po përpiqen ta bllokojnë transformimin e Prishtinës, është marrë nga, hiç më pak sesa motra e deputetes së VV-së Fitore Pacolli, gjyqtarja Vlora Pacolli“, ka shkruar Rama në “Facebook’.

    Projekti i promovuar nga dyshja Abdixhiku e Rama ka marrë goditje të rëndë nga Gjykata Komerciale. Është vendosur që të ndërpriten punimet. Shkak janë bërë pretendimi për mashtrim në tenderin mbi 8 milionë eurosh.

    Nisja e punimeve në Rrugën A në Prishtinë i kishte bërë bashkë Lumir Abdixhikun e Përparim Ramën. Gazeta Insajderi kishte publikuar hulumtimin për tenderin prej 8.5 milionë eurosh për ndërtimin e Rrugës A në Prishtinë, që iu dha firmës “Sallahu”, ku pronari i saj ishte dënuar për mashtrim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark