×
  • Lajme
  • Lajme

    Për katër muaj Kanuni ka vrarë 35 njerëz në Shqipëri

    Insajderi
    17 April 2016 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjakmarrja e cila është një nga zakonet më të tmerrshme dhe të dhimbshme të historisë moderne të Shqipërisë, që bazohet në rregullin e moçëm të Kanunit të Lekë Dukagjinit, vetëm gjatë katër muajve të vitit 2016 ka marrë afro 40 jetë njerëzish.

    Këto të dhëna janë bërë publike në një shkrim të gjatë mbi gjakmarrjen në “The Telegraph” ku Shqipëria përshkruhet si vendi që ka kompletuar teknologjinë 4G dhe është kandidat për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian por në të njëjtën kohë jeton me historitë e gjakmarrjes.

    “Vetëm në vitin 2016 janë regjistruar 35 vrasje për gjakmarrje”, citohet të ketë Gjin Marku, një ish oficer i zbulimit në Shqipëri që tash punon si ndërmjetësues në rastet e gjakmarrjes.

    Ai për gazetën britanike, ka treguar listën e vrasjeve që janë rezultat i respektimit të vazhdueshëm të kodit të vjetër të drejtësisë shqiptare i njohur si Kanun.

    “Ka raste të ndryshme dhe të dhimbshme. Në një rast të vonë, një fermer ka vrarë fqinjin e tij pasi ky i fundit ia ka prerë një pemë në tokën e tij, një dashnor ka vrarë dy vëllezërit e një vajze me të cilën ia ndaluan të martohej apo sesi një emigrant u vra pasi u kthye në Shqipëri për shkak të një historie të vjetër hakmarrjeje”, shpjegon Marku.

    Në këtë shkrim, gazeta shpjegon sesi Shqipëria përkundër tentimit për të treguar se është një shtet modern në të cilën respektohet vetëm Kushtetuta dhe ligjet që dalin prej saj, po përballet ende me kodin e vjetër që bënë thirrje se “gjaku me gjak lahet”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark