Iftari për mbrojtësin e kombëtares së Shqipërisë në futboll, Mërgim Mavrajn, përgatitet vetëm nga një gjini.
Në profilin e tij zyrtar në Facebook, Mavraj ka postuar një fotografi nëpërmjet të cilës falënderon femrat që janë duke gatuar iftarin.
“Nënat, motrat dhe nuset, që tani janë në kuzhinë duke përgatitur iftarin. Një falënderim të veçantë vetëm për ju. Allahu ju nderoftë. Amin”, shkruan në fotografinë e postuar nga Mavraj që mban mbishkrimin “Udhëtarët e heshtur”.
Një identifikim i tillë, ku femrat stigmatizohen si njerëz që janë të dedikuar për të gatuar është një nga idetë që bien ndesh me të drejtat e barabarta mes dy gjinive./Insajderi.com