Hyrja e saj me bikini në fushë ka bërë që ndeshje të ndërpritet për pak kohë. Megjithatë, sigurimi i stadiumit ishte i shpejt duke zënë vajzën dhe duke e larguar nga terreni.
Nuk kaloi shumë dhe u mësua identiteti dhe arsyeja e futjes saj në fushë teksa lojtarët po zhvillonin ndeshjen. Ajo është modelja ruse, Kinsey Wolanski, e dashura e Vitaly Zdorovetskiy, themeluesit të faqes pornografike ruse ‘Vitaly Uncensored’ dhe qëllimi ishte pikërisht reklamimi i kësaj faqeje, gjë që i shkruante në bikini.
Sipas basteve sportive dhe analistit Darren Rovell, reklamimi i faqes ‘Vitali Uncensored’ përmes kanaleve zyrtare do të kishte kushtuar pothuajse katër milionë dollarë.
Duke u bazuar në Apex Marketing Group, nga kjo dalje, vlera ekuivalente e reklamimit për orën 17:30 sipas kohës evropiane ishte 3.97 milionë dollarë.
Menjëherë pasi finalja ka përfunduar, Kinsey ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të publikuar një video nga ndeshja, duke u bërë thirrje ndjekësve të saj që të ndjekin zemrën e tyre për të bëra gjëra të çmendura, ashtu siç bëri ajo.
Ndryshe, për vetëm brenda një nate numri i ndjekësve të saj në këtë rrjet social është shumëfishuar, duke arritur nga 300 mijë në më shumë se dy milionë ndjekës.
$3.97 million: Value, in equivalent advertising time as of 5:30pm ET, garnered by Vitaly Uncensored, an adult site featured on the clothing of streaking model Kinsey Wolanski, according to @ApexMGAnalytics. Wolansky is girlfriend of YouTuber Vitaly Zdorovetskiy, who owns the site pic.twitter.com/R3obTmdKYU
— Darren Rovell (@darrenrovell) June 1, 2019