
Edhe pse numri i azilkërkuesve nga Ballkani ka rënë ndjeshëm krahasuar me vitin 2015, në tre muajt e parë të vitit 2016 sipas gazetës gjermane “Welt” në Gjermani kanë kërkuar azil fiks 10 mijë e 206 njerëz.
Gjatë këtij viti në Gjermani, bazuar në të dhënat e para të vitit, pritet që ky numër i azil kërkuesve të shkoj deri në 40 mijë.
Megjithatë ky numër i azilkërkuesve nuk është asgjë krahasuar me atë të vitit të kaluar që kapërcente 170 mijëshen.
Gazeta që bazohet në të dhënat e Zyrës Federale për Migrim dhe Refugjatë, thotë se këtë vit numri i azilkërkuesve nga Ballkani do të jetë për 100 mijë më pak.
Kjo për arsye, se Gjermania vitin e kaluar ka marrë vendim që vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën ti shpallë vende të sigurta duke filluar kështu deportimin e tyre në vendet e origjinës.