×
  • Sport
  • Sport

    Për t’u duartrokitur: arbitri e lejoi Kudus të nderonte bashkatdhetarin e tij, Atsu, që humbi jetën në tërmetin e Turqisë

    Insajderi
    19 February 2023 - 23:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndeshja mes Ajax-it dhe Sparta Roterdamit, për Eredivisie, e fituar nga vendasit me rezultatin 4-0, u shënua nga nderimi i Mohamed Kudus për Christian Atsu. 

    Në festimin e golit të katërt, mesfushori ganez i Ajax-it hoqi fanelën dhe poshtë saj kishte shkruar një homazh për ish-lojtarin e FC Porto dhe Rio Ave, i cili vdiq në tërmetin brutal që më 6 shkurt goditi Turqinë dhe Sirinë.

    Zakonisht, gjyqtarët i këshillojnë lojtarët për heqjen e fanelave në festime, por këtë herë nuk ishte kështu, me Pol van Boekel, që tregoi simpati për situatën.

    “Ka rregulla, por kjo është më shumë se futbolli. Arbitri më tha që rregullat nuk e lejonin, por ai e kuptonte situatën. Meriton respektin tim”,- tha Kudus në fund të lojës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark