Një vend i “tmerrshëm” për turistët është hapur në afërsi të Pekinit vetëm një ditë më parë.
Një platformë xhami është vendosur në majë të një shkëmbi në një zonë piktoreske. Pamja që ofrohet për turistët është me të vërtetë e mrekullueshme, por në të njëjtën kohë edhe e frikshme, pasi gjithçka duket poshtë nga ku lartësia është rreth 400 metra.
Vizitorët e parë duket se ishin të ndarë, një pjesë tmerroheshin me pamjen, ndërsa të tjerë shfrytëzonin rasti për të realizuar foto të jashtëzakonshme.