Zhvillime dramatike dhe pakënaqësi të mëdha po mbretërojnë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës .Gazeta Insajderi ka mësuar nga burime të mirëinformuara brenda partisë se një numër i madh i kryetarëve të degëve kanë bojkotuar takimin e djeshëm të thirrur nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Sipas këtyre burimeve, përveç nënkryetarëve e figurave kryesore si Gazmend Muhaxheri e Imri Ahmeti, në takim kanë refuzuar të shkojnë edhe një sërë krerësh të tjerë të degëve të rëndësishme nëpër Kosovë.
Insajderi sjell listën e plotë të kryetarëve të degëve që nuk morën pjesë në takimin e djeshëm me Abdixhikun:
Dega e I Prishtinë – Donjeta Dragusha
Dega e II Prishtinë – Florian Dushi
Dega e IV Prishtinë – Besian Mustafa
Dega e Lipjanit – Imri Ahmeti
Dega e Pejës – Gazmend Muhaxheri
Dega e Deçanit – Jeton Mushkolaj
Dega e Rahovecit – Burim Krasniqi
Dega e Prizrenit – Driton Selmanaj
Dega e Obiliqit – Xhafer Gashi
Dega e Shtimes – Kastriot Shabani

(Fotoja që dëshmon mospjesëmarrjen e zyrtarëve të sipërpërmendur)
Përveç bojkotit masiv nga degët kryesore, burimet e Insajderit bëjnë të ditur se brenda takimit ka pasur përplasje të ashpra.
Mësohet se kryetari i Degës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka dalë plotësisht kundër linjës së kryesisë: ai ka votuar kundër deklaratës së propozuar dhe i ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme në sy Lumir Abdixhikut.
Përveç degëve brenda vendit, goditja e radhës për kryesinë erdhi edhe nga jashtë.
Burimet bëjnë të ditur se pjesë në takim nuk morën as degët nga mërgata, si ajo e Zvicrës, Beneluksit, Gjermanisë, Skandinavisë e Mbretërisë së Bashkuar, duke e thelluar kështu izolimin e kryesisë aktuale.
Çka përmbante deklarata që u votua nga përkrahësit e Abdixhikut?
DEKLARATË E KOLEGJIUMIT TË DEGËVE TË LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS
Kolegjiumi i Degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i mbledhur sot në selinë qendrore të LDK-së, shqyrtoi zhvillimet politike në vend, rezultatin zgjedhor, gjendjen institucionale dhe angazhimin e LDK-së në këtë periudhë.
Pas diskutimeve, Kolegjiumi i Degëve:
Kolegjiumi i Degëve rithekson se Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj demokracisë së brendshme, respektimit të Statutit dhe vendimmarrjes institucionale. Me unitet, përgjegjësi dhe besim në projektin tonë politik, LDK do ta vazhdojë rrugëtimin e saj në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Insajderi do të ju mbajë të informuar për detajet e tjera rreth këtij zhvillimi brenda LDK-së.
Lexo edhe: