×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Përdhunoi vajzën shqiptare, publikohet përgjimi i ish-sulmuesit brazilian

    Insajderi
    15 June 2023 - 17:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Brazil është rikthyer sërish në vëmende çështja e skandalit Robinho, ish-sulmuesi i Milanit, i cili që është shpallur fajtor me vendim të formës së prerë për përdhunimin e një vajze me origjinë shqiptare.

    Në mediat e huaja është publikuar së fundmi një përgjim telefonik, ku ish-sulmuesi i Kombëtares, i cili nuk është ekstraduar në Itali për të vuajtur dënimin 9-vjeçar, u rrëfen shokëve të tij detaje nga ngjarja kriminale. Në regjistrimet që datojnë në vitin 2014 tregohet qartë se përdhunimi u krye në grup ndërsa ata flasin për strategjinë që duhet të ndjekin për t’u mbrojtur.

    Në audiot e vitit 2014, miqtë pranojnë se kanë bërë seks në grup me gruan dhe flasin për strategji për t’u mbrojtur nga akuzat e mundshme.

    “Edhe nëse më thërrasin për diçka, nuk ka problem. Shkoj atje dhe them: së pari, historia ishte një vit më parë. Së dyti, nuk e preka as atë vajzë”, thotë Robinho, shqetësimi kryesor i të cilit ishte se rasti të botohet në shtyp: “Kam frikë nga… nëse nuk del në shtyp, është shumë mirë. Imagjinoni: ” Miqtë e Robinhos përdhunojnë një vajzë në Itali”. Çfarë fraze!”

    Pavarësisht mospranimit të fakteve, audiot e bëjnë të qartë se ka pasur një marrëdhënie në grup dhe se gruaja ishte pa ndjenja për shkak të marrjes së alkoolit. 

    “Fjeta me të, ajo më shpërtheu dhe u largova. Të tjerët qëndruan aty. Kamera nuk do të më regjistronte mua duke fjetur me vajzën, apo vajza duke më thithur, sepse nëse nuk do të bënim sex të gjithë, ajo do shpërthente, ajo thithi…“, i shpjegon Robinho njërit prej miqve të tij.

    Një nga pjesët më të forta të regjistrimeve është kur Robinho inkurajon miqtë e tij të sulmojnë viktimën.

    “A është ajo një idiote? Ne do ta godasim atë! Do ta godasësh me grusht dhe do t’i thuash: “Dreq, çfarë bëra me ty? Të bëra diçka?”, thotë ai.

    Ish-futbollisti u dënua në shkallën e parë, në vitin 2017, me nëntë vjet burg për një krim përdhunimi në një klub nate në Milano në vitin 2013, kur luante për Milanin. 

    Sipas drejtësisë italiane, Robinho dhe katër shokë kanë abuzuar me një të re shqiptare që atë ditë festonte ditëlindjen. Robinho është aktualisht i lirë në Brazil për shkak të pamundësisë për t’u ekstraduar .

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark