×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Përdoruesit e Twitter-it më të arsimuar dhe me të ardhura më të larta

    Insajderi
    27 April 2019 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas një studimi të Qendrës për Kërkim, PEW, me qendër në Uashington, përdoruesit e rrjetit social Twitter janë më të rinjtë, më shumë identifikohen si demokratë, me arsim më të mirë dhe kanë të ardhura më të larta sesa mesatarja e të rriturve të tjerë.

    Studimi thekson se “ata besojnë se migrantët e forcojnë vendin, në vend që ta dobësojnë”.

    Studimi tregon karakteristikat dhe qëndrimet e përdoruesve të Twitter-it në SHBA si dhe lidh ato vëzhgime me sjelljet aktuale të këtij rrjeti, të tilla si sa shpesh përdoruesit postojnë ose sa llogari ndjekin.

    Në SHBA, rreth 42% e përdoruesve të këtij rrjeti social kanë të paktën një diplomë universitare, e cila është të paktën 11 pikë përqindjeje më e lartë se popullsia e përgjithshme.

    Numri i përdoruesve të rritur të Twitter-it që raportojnë të ardhura familjare mbi 74 mijë dollarë është 41%, 9 pikë përqindjeje më e lartë se popullsia e përgjithshme.

    Përdoruesit e Twitter-it po ashtu 25 % më shumë duken se janë demokratë sesa republikanë ndërkohë në aspektin e ideologjisë politike identifikohen më pak si konservatorë sesa ata që nuk përdorin Twitter-in.

    Studimi po ashtu tregon sjelljen në dallimet racore, në çështjet e migracionit si dhe ato gjinore, përcjell Atsh.

    Një pjesë e madhe e përdoruesve të Twitter-it thonë se njerëzit me ngjyrë trajtohen më pak se të bardhët, përkatësisht 64% kundrejt 54% e përdoruesve amerikanë.

    Qendra amerikane thekson se 66% e përdoruesve amerikanë thonë se migrantët e forcojnë SHBA-në, ndërsa 62% thonë se pengesat në shoqëri ekzistojnë që e bëjnë të vështirë për gratë të ecin përpara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark