Insajderi
Lajme

Përfaqësuesi i bizneseve i përgjigjet Kurtit, pasi tha se “koha e barrikadave ka kaluar”

Insajderi
29 May 2025 - 10:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përfaqësuesi i bizneseve i përgjigjet Kurtit, pasi tha se “koha e barrikadave ka kaluar”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve tha se protesta e bizneseve kundër liberalizimit të tregut energjetik nuk është e krahasueshme me barrikadat në veri të Kosovës.

Deklarata e Shahinit u nxit nga paralajmërimi i kryeministrit në detyrë Albin Kurti për heqjen e “çdo barrikade” të vendosur në rrugë.

Në një deklaratë në televizionin Kanal10, Shahini tha se kjo protestë e bizneseve nuk ka të bëjë me veriun e vendit.

“Kjo nuk ka të bëjë me veriun asgjë. Sepse ata kanë kërkuar çështje politike me dhunë, e ne po kërkojmë çështje të politikave që kanë të bëjnë me avancimin e bizneseve tona”, tha Shahini.

Shahini tha se nuk do të ketë bllokim të përgjithshëm të rrugëve në hyrje të Prishtinës. Tha se një shirit rrugor do të jetë i hapur edhe përgjatë protestës që ka nisur sot në orën 10:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 12:00.

“Por efekti i protestave është duke u arritur, sepse janë me qindra, mijëra kamion të vendosur në katër anët e rrugëve të Prishtinës”, tha ai.

Shahini tha se “janë dikur rreth 1 mijë e 300 biznese këtu sot”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark