×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përfaqësuesi i Japonisë: Çdo veprim që mund të çojë në eskalim

    Insajderi
    08 February 2024 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përfaqësuesi i Japonisë në OKB tha se rregullorja e re e BQK-së për operacione në para të gatshme ndikon në jetën e përditshme të shumë serbëve në Kosovë që e përdorin monedhën e Serbisë.

    Sipas tij çdo veprim që mund të çojë në eskalim, duhet të shmanget.

    “Jemi të brengosur me situatën ekzistuese në Kosovë, çdo veprim që mund të çojë në eskalim të mëtejmë duhet të shmanget për hir të popullit në rajon. Rregullorja e re e BQK-së për operacione në para të gatshme, kjo masë është zbatuar për sa i përket luftimit të parave të falsifikuar dhe të pastrimit të parave për të kontrolluar qarkullimin e parave të gatshme në Kosovë. Jemi të brengosur me ndikimin e rregullores ndaj jetës së përditshme të shumë serbëve të Kosovës që e përdorin monedhën e Serbisë dhe prandaj mund të jenë në pozicion të pafavorshëm. E kuptojmë që Kosova si vend ka nevojë për këto vendime, megjithatë masat që e prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve nuk duhet të bëhen me nxitje por të arrihen me komunikim transparent. Edhe ne i përsërisim mesazhet që kanë dalë nga ambasadat e QUIN-it që të vazhdohet me kujdes për të zvogëluar tensionet duke iu adresuar ndikimit të rregullores”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark