×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfaqësuesi ligjor i përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha: Vendimi për suspendim u mor brenda ditës

    Insajderi
    07 December 2022 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fisnik Sogojeva, përfaqësuesi ligjor i përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha, konsideron se veprimi i zv.Ministrit të Drejtësisë për suspendimin e këtij të fundit është skandaloz.

    Z.v Ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, mori vendim që të suspendohet përmbaruesi privat, Ilir Mulhaxha, vëllau i deputetes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, për shkak të një borxhi prej 6 milionë eurosh të llogaritur gabimisht të Telekomit.

    Sogojeva, thotë se përmbaruesi privat ka pasur të drejt 15 ditë që të përgjigjet dhe të jap provat, por vendimi sipas tij është marrë brenda ditës.

    “Postimi dhe vendimi ku referohet se data 29.11 është bërë procedura përmbarimore nuk qëndron, procedura përmbarimore është paraqitur me datën 10.11 dhe të njëjtit brenda ditës marrin një vendim që të hapet procedurë disiplinore. Përmbaruesi ka pasur të drejt 15 ditë që të përgjigjet dhe të jap mendimet dhe provat e veta për pozicionin. Me datën 5 hapet procedura, me datën 6” – tha Sogojeva.

    Ai tutje shtoi se takimet e vazhdueshme të Debitorit me akterët politik ka bërë të të iniciohet procedurë ndaj përmbaruesit privat.

    “Duke ardhë në përfundim se procedura përmbarimore nuk po mund të pengohët përmes procedurave të rregullta, vijmë në përfundim se Debitori në marrëveshje me takimet e vazhdushme me ndërmjet akterëve politik, ndërmerren veprime që të iniciohet procedurë ndaj përmbaruesit privat” – tha ai.

    Nder tjerash ai tha se ndaj përmbaruesit privat Mulhaxha nga zyrtarët e Telekomit kishte filluar një fushatë kërcënuese.

    “Gjykata komerciale me vendimin e saj veprimet e ndërmarra nga përmbaruesi privat nuk janë të kundërligjshme dhe janë në përputhje me ligjin. Pas kësaj fillon një fushatë kërcënuese ndaj përmbaruesit, ku zyrtarët e Telekomit, në këtë rast u.d Drejtori i Thesarit të Telekomit të Kosovës fillon të ushtrojë ndikim përmes imellave dhe postimeve duke iu adresuar si kriminel dhe zhvatës. Ndaj të njëjtit është paraqitur kallëzim penal” – tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark