Përfaqësuesja e Kosovës për femra ka arritur një fitore të madhe në “Fadil Vokrri”.
Vashat tona kanë triumfuar me rezultat 3-1, kundër Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Për Kosovën golat u shënuan nga: Halilaj (7′), Memeti (14′) dhe Biqkaj (34′).
Pas kësaj fitoreje, Kosova mban venin e parë me shtatë pikë në Grupin C, e ndjekur nga Bullgaria me 4 pikë dhe në vend të fundit Maqedonia e Veriut pa pikë.