Çaji i gjelbër fitohet me përpunimin e fletëve të bimës së çajit “Camellia sinensis” – shkurres së lartë me gjethe të imëta, të dhëmbëzuara, me shkëlqim.
Bima përpunohet me avull dhe thahet në ajër për të mos u shkatërruar enzimat.
Çaji i gjelbër ka prejardhjen nga Kina dhe ka veti të mëdha antioksiduese.
Ndër përfitimet nga ky çaj janë zvogëlimi i rrezikut nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, karcinoma dhe shumë sëmundje të tjera kronike
Çaji i gjelbër lehtëson tretjen, por ka ndikim të dobishëm edhe në lëkurë.
Është efektiv edhe kundër inflamacioneve, rregullon punën e gjëndrës tiroide, vepron kundër depresionit, largon dhimbjet reumatike, mbron nga kariesi, rigjeneron mëlçinë e të tjera./Insajderi.com